Sporti rezultoi te jete me efektiv se diplomacia ne konfliktin mes Korese se Veriut dhe ate te Jugut. Takimi i zhvilluar ditet e fundit mes delegacioneve te te dy vendeve rezultoi i suksesshem. Ne fakt Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut do te sfilojne bashke nen flamurin e Korese se bashkuar ne ceremonine e hapjes ne Lojerat Olimpike Dimerore te Pyongchangut qe do te zhvillonen ne 9-25 shkurt.
Por jo vetem kaq Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut do te kene edhe nje skuader te perbashket per turneun e hokejit ne akull. Nderkaq Komiteti Olimpik Nderkombetar ka bere te ditur se ne 20 janar do te zhvillohen bisedimet 4 paleshe mes delegacioneve te 2 Koreve, drejtuesve te IOC dhe perfaqesuesve te komitetit organizativ te Lojerave. Ne kete takim do te diskutohet per protokollet ne lidhje me himnin, flamurin e uniformat.
Mesohet se Koreja e Veriut do te dergoje nje delegacion prej 550 personash. Delegacioni do te perbehet nga 230 nxitese tifozesh, 30 sportiste te taekvondo e 150 delegate per Lojerat Paraolimpike. Ne te njejten kohe, diten e hene do te arrihet edhe nje tjeter marreveshje mes dy vendeve per dergimin ne Korene e Jugut, te nje orkestre me 140 muzikante.
Sfidanti.al