Historinë këto kohë e bëri treshja BBC, apo më saktësisht Bejl, Benzema e Kristiano Ronaldo. Tashmë ajo duket drejt perëndimit dhe një tjetër treshe duhet t’i zerë vendin tek Reali i Madridit, për forcë zakoni. Gazeta “Marka” shkruan se ky “tridhëmbësh” i ri ofensiv duhet të jetë NHL, apo më qartë i përbërë nga tri dëshirat e mëdha të presidentit Florentino Perez si Nejmar, Hazar e Levandovski.
Do të duhej një pasuri e vërtetë për t’i afruar këta supertalente, pasi Nejmar do të kushtonte 250 milionë euro, Hazar padyshim tek 150 milionë eurot, dhe Levandovski, sipas gjendjes së sotme të tregut, do të shkonte në 100 milionë. Pra një operacion ku vetëm shpenzimet për kartonët do të arrinin në 500 milionë euro, pa llogaritur rrogat astronomike. Gjithsesi, nëse ka një klubi si kompani biznesi, ai është Reali, pasi ka qenë më tradicional sesa Mançester Siti apo Paris SG.
Sfidanti.al