Kur bëhet fjalë për Zhoze Murinjon, polemikat janë gjithnjë të servirura për mediat ‘e etura’ për konflikte. Pportugezi tani sduket se ka nisur një betejë të ashpër verbale me trajnerin e Çelsit, Antonio Konte dhe shkak janë bërë ankesat e këtij të fundit për problemet me dëmtimet në skuadrën e tij, sikur të mos i mjaftonin telashet me rezultatet e ndeshjeve të fundit. ‘Nuk më pëlqejnë ata trajnerë që qahen vazhdimisht për lojtarët e dëmtuar-ishte shprehur Murinjo duke iu referuar Kontes edhe pse nuk ia përmendi emrin. Kundërpërgjigjja e ish trajnerit të përfaqësueses italiane nuk mungoi dhe ajo erdhi menjëherë pas ndeshjes që Blutë e Londrës zhvilluan me Romën në Ligën e Kampioneve. ‘Murinjo po i hedh sytë gjithnjë e më shpesh nga Çelsi-theksoi Konte-kjo po nidh edhe në këtë sezon. Ai duhet të mendojë më shumë për skuadrën dhe veten e tij e të mos merret me të tjerët’
Sfidanti.al