Ançeloti do 10 muaj pushim, por a është dakord Kroacia?

Në momentin që drejtuesit e Bajernit i komunikuan shkarkimin nga detyra e trajnerit të skuadrës, mendimi i parë i Karlo Ançelotit ishte të shkonte menjëherë me pushime të gjata. Megjithatë mediat nuk e lanë aspak të qeë italianin që herë e shihnin në stolin e Milanit e herë në atë të Juventusit. Por së fundmi në këtë histori është përfshirë Kroacia. Të paktën kjo është ajo që lexohet tek e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’. Sipas kësaj të fundit Federata Kroate e Futbollit po mendon për Ançelotin si trajnerin e përfaqësueses së saj në Botërorin e Rusisë. Por fillimisht, Kroacia duhet të presë përfundimisht biletën për këtë evenimiment dhe pengesa e fundit e kroatëve është pikërisht Greqia. Nëse gjithçka do të shkojë sic imagjinohet në qeverinë e futbollit kroat, atëherë drejtuesit e saj do të nisin menjëherë bisedimet me Ançelotin për gjetjen e një marrëveshjeje  bashkëpunimi me të.

Sfidanti.al