Karlos Baka nuk ‘ia perton’: Isha pjesë e Milanit më të dobët

Karlos Baka nuk luan shumë më fjalët dhe shfryn me forcë kundër Milanit. Në një intervistë për median kolumbiane, sulmuesi nuk e fshehu aspak zhgënjimin për dy sezonet jo shumë të mira të skuadrës kuqezi. ‘Në aspektin personal, vitet e kaluara te Milani mund t’i konsideroj të kënaqshme-tha Baka-unë e arrita objektivin që i kisha vendosur vetes. Gjërat mund të shkonin më mirë, por duhej ndihma e drejtuesve të klubit’

‘Isha pjesë e Milanit më të dobët të histori-vijoi Baka që këtë sezon në 8 ndeshje të La Ligës ka shënuar 2 gola-pas 31 vitesh, Berluskoni donte të shiste klubin. Me trajnerin dhe drejtuesit e rinj kishim ide të ndryshme, por unë eci me kokën lart sepse Milani tani është në Evropë dhe unë e dhashë kontributin tim’

Sfidanti.al