Mungesa e Henrikh Mkhitaryan i ka kushtuar Manchester Unitedit me gjashtë ose shtatë pikë”, kështu mendon ish-mesfushori i Liverpool, Jamie Redknapp.
Ish-mesfushori i Borussia Dortmund, Henrikh Mkhitaryan, nuk hynte shumë në planet e Jose Mourinhos në muajt e parë të Premierligës, duke mos u aktivizuar as si zëvendësues.
Por, në ndeshjet e fundit, Mkhitaryan ka qenë titullar dhe përveç që është shpallur më i miri në ato ndeshje, ai arriti që t’ia sigurojë edhe tri pikë Manchester Unitedit kundër Tottenham, ku shënoi golin e vetëm dhe të fitores.
Legjenda e Liverpool, Jamie Redknapp, mendon se Mourinho ka gabuar me mos aktivizimin e Mkhitaryan, që i ka kushtuar “Djajve të Kuq” me humbje të disa pikë, përcjell Gazeta Express.
“Nuk është argument se Mkhitaryan ka nevojë për kohë që të adaptohet në Premierlië”, tha fillimisht ai për Daily Mail.
“Nëse ai do të startonte më parë, më besoni se Unitedi do të kishte gjashtë ose shtatë pikë më shumë”, shtoi Redknapp.
“Ai është si Philippe Coutinho ose Mesut Ozil, sheh gjëra që të tjerat nuk i shohin dhe pason atje ku askush nuk mund ta imagjinojë”, theksoi mes tjerash Redknapp.