Kapiteni i Juventusit, Xhixhi Bufon, e befasoi, dje, opinionin publik me imazhin e tij të ri, me të cilin ai u shfaq në ndeshjen e fundit ndaj Torinos në nbdeshjen derbi të javës së 16-të të Serisë A italiane. Portieri i Juves u shfaq, për herë të parë, me mustaqe, duke befasuar, madje, edhe të dashurën e tij, Ilaria D’Amiko, që është moderatore në emisionin e përjavshëm në Skaj Italia, pasi pa imazhin e ri të Bufonit dhe dëgjoi komentet e të pranishmëve në studion e saj.