Sulmuesi i Mançester Junajtidit, Zllatan Ibrahimoviç, komentoi para mediumeve sportivë britanikë se ndeshjet e Ligës së Evropës që, zakonisht, luhen të enjteve, ndikojnë në performancën e tij në ndeshjet e Premier Ligës së Anglisë.
“Thjesht, nuk më mbetet shumë kohë që të rimarr veten, prandaj, këto ndeshjet që luhen të enjteve, me të vërtetë, ‘më vrasin’, të paktën, mua. Nuk mund të mësohem me këto ndeshje, pasi më mbetet vetëm një ditë pushimi para ndeshjes së ardhshme.