Një zemër fitimtare: Portieri i Çapekoenses zgjohet nga koma…

Një ata pak të mbijetuar nga tragjedia ajrore në Medelin të Kolumbisë, ku ra një avion me 77 pasagjerë, midis tyre edhe shumica e lojtarëve të këtij ekipi brazilian të Çapekoenses, portieri Helio Neto, dje, u zgjua nga koma. Ai që është një nga të mbijetuarit e paktë të rënies tragjike të avionit, u zgjua nga koma dhe ky është një lajm i mirë.

Neto nuk e mbante mend fatkeqësinë, pra nuk e dinte se ishtë dëmtuar rëndë dhe pyetja e parë që bëri, kur doli nga koma, ishte sesa ishte rezultati i ndeshjes finale të Kupës së Amerikës së Jugut mes ekipit të tij, Capekoense, dhe Atletikos së Nasionalit që, në fakt, nuk u luajt asnjëherë. Mjekët, sidomos, psikologët, ende nuk kanë vendosur që t’i thonë atij se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë dhe se vdekjen kanë gjetur 71 veta pas tragjedisë së tmerrshme.

Sfidanti.al