Mançester Junajtidi në ndeshjen e parë të Premier Ligës mundi 2-1 Lester Sitin në “Old Trafford”, ndërkohë që ai kaloi në epërsi që në minutat e para, duke shënuar nga penalltia me anë të Pol Pogbas që mbante shiritin e kapitenit, një shenjë se ai i ka rregulluar marrëdhëniet me trajnerin e “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo. Fitorja e Junajtidit u vulos në min. e 83-të, kur shënoi Shou, kurse Xhejmi Vardi me golin e tij vetëm sesa e zbuti pak humbjen e Lesterit.
“Unë u thashë djemve të mi se ne duhet të luajmë një futboll të bukur që në fillim. Kishte momente që Lesteri e tregonte veten si një rival serioz. Ky klub ka shpenzuar mjaft para dhe nuk është nga ata që mund të mposhtësh lehtë. Harrojeni emrin e ekipit, tani çdo ekip është vështirë që ta mundësh”, deklaroi Murinjo mbas fitores së parë në sezonin e ri të Premier Ligës.
Sfidanti.al