MotoGP, Lorenzo fitorja e trete; triumfon ne Austri

Horhe Lorenzo shenon nje tjeter fitore me Dukatin. Piloti spanjoll triumfoi ne Çmimin e Madh te Austrise pas nje dueli spektakolar me ate qe be 2019 do te jete shoku i tij i skuadres, Mark Markez.

Per Lorenzon kjo eshte fitorja e trete sezonale me skuderine italiane ne Boterorin e MotoGP. Mark Markez edhe pse dueloi fort me bashkekombasin e tij u kenaq me vendin e dyte. Ne podium u ngjit edhe piloti tjeter i Dukatit, Andrea Doviciozo i renditur ne vendin e trete.

Pas kesaj gare, Markez forcon pozitat e tij ne krye te klasifikimit per pilote pasi diferenca mes tij dhe Rossit ne vendin e dyte shkon ne 59 pike.

Sfidanti.al