“Mirror” zbulon sekretin se përse Murinjo nuk shkulet nga “djalli”

Mançester Junajtidi bëri një përmbysje të madhe në pjesën e dytë të ndeshjes së Premier Ligës, duke mundur 3-2 Njukasllin që udhëhiqte 2-0. Trajneri i “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo, më në fund, mund të marrë frymë lirisht. Disa gazeta angleze, midis tyre edhe ajo “Mirror”, shkruanin para ndeshjes së mësipërme se Murinjo do të shkarkohej, pavarësisht nga rezultati i kësaj ndeshjeje. Por, tani disa gazeta, midis tyre përsëri “Mirrori”, e përgënjeshtruan këtë lajm, madje kjo e fundit “ka gërmuar” një lajm që shpjegon se përse klubi i Junajtidit e ka të vështirë që ta shkarkojë trajnerin portugez.
“Mirrori” shkruan se, sipas marrëveshjes që kanë nënshkruar klubi i Junajtidit e Murinjo dhe që vlen deri më 2020, nëse kjo marrëveshje do të prishet para kohe nga klubi në fjalë, atëherë ky i fundit do të duhet t’i paguajë trajnerit portugez 34 milionë euro si zhdëmtim financiar. Sidoqoftë, në marrëveshje ka edhe një detaj se, nëse Murinjo nuk do të arrijë që ta nxjerrë Junajtidin në Ligën e Kampioneve, atëherë zhdëmtimi i tij financiar do të jetë 11 milionë euro.
Sfidanti.al