Mikitarian, armeni me durim spartan, mendon kthimin në Dortmund

Ka humbur durimin tek Mançester Junajted dhe nuk ka dëshirë që të bëhet për lëmoshë. 27 vjeçari, Mikitarin, që zbarkoi me bujë në qytetin e Mançesterit për një shumë që u konsiderua e majme në verë, 40 milionë euro, kërkon të rikthehet përsëri në Dormund.  Trajneri i “djajve”, Murinjo, edhe  për një çast të vetëm , nuk po hedh sytë nga ai.

“Kam pritur me një durim të admirueshëm për t’u futur në lojë dhe njerëzit e stafit më kanë thënë që të jem i gatshëm. Nuk dihet se kur, por do të ishte më mirë që edhe unë të ndryshoj planet” – ka komentuar futbollisti armen që pat thënë në fillim se ishte i lumtur që do të bashkëpunonte me Murinjon.