Janë fjalët e presidentit Duka në një pronocim pas ndeshjes:“Kjo me Izraelin nuk ishte ndeshja më e çuditshme e karrierës sime. Kishte dy episode jo në favorin tonë, por edhe ne kemi fajet tona. Në aksionin e golit të parë mund të bënim më mirë. Kundërshtari na kaloi dhe ky ishte një gabim që e paguam shtrenjtë, pasi pësuam gol dhe mbetëm me 10 futbollistë, gjë që ndaj një skuadre si Izraeli kjo nuk është e lehtë. E kisha thënë edhe më parë se kjo sfidë do të ishte edhe më e vështirë nga sa mund të imagjinohej”, tha De Biasi.
“Tani e mira është që ta kërkojmë gabimin te vetja, sesa te gjyqtari. Ndoshta kishte edhe një mungesë përqëndrimi. Një futbollist profesionist nuk ka pse të largohet nga fusha me karton të kuq për gjeste josportive. Me gjakftohtësi nga tani e tutje, duhet ta analizojmë mirë këtë ndeshje dhe të ulemi për ndeshjet e tjera. E rëndësishme është sesa forca do të gjejmë për ta rikuperuar këtë situatë”, u shpreh Armand Duka, kreu i FSHF-së.