Manchester nuk heq dorë; do paguajë 170 mln Paund për Neymar

Manchester United është gati të bëjë çmendurinë dhe të paguajë klauzolën e kontratës së Neymar me Barcelonën prej 170 milionë Paund. Kjo është ajo që publikohet në orët e fundit në median britanike sipas së cilës është vvetë braziliani që e ka treguar këtë në një bisedë me miqtë e tij. Jose Mourinho po kërkon me cdo kusht një zëvendësues të Zlatan Ibrahimovic të dëmtuar dhe 25 vjeçari duket alternativa më e mirë në këtë moment. Gjithnjë sipas medias britanike, Djajtë e Kuq do të kërkojnë të përfitojnë nga problemet që ka Neymar me drejtësinë spanjolle për transferimin e tij te katalanasit, për të tentuar blerjen e kartonit të tij. Vlen të theksohet se vetëm përpara pak javësh sulmuesi brazilian rinovoi kontratën me Barcelonën edhe për 5 vjet të tjerë deri në vitin 2021.

sfidanti.al