Mascherano historik, goli i parë me Barcelonën pas 319 ndeshjesh

Ditën që Messi e çoi në 502 numrin e golave e Barcelonën, pati vend për një festë të vecantë atë të Mascheranos me argjentinasin që më në fund arriti të gjejë golin me fanelën blaugrana pas 319 ndeshjesh të luajtura me të. gjithcka ndodhi në ndeshjen me Osasunën e fituar nga Barcelona 7-1 me mascheranon që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Me përfaqësuesen, Mascherano nuk gjente rrugën e rrjetës që nga 2014 në sfidën mes Argjentinës dhe Trinidadit, ndërsa në rang klubesh, përsa i përket arenës evropiane, herën e fundit që ai shënoi ka qenë në 25 shkurtin e 2010 në Europa League dhe në atë kohë ishte ende Futbollist i Liverpool. përsa i përket kampionateve, për të barë një gol të mascheranos duhet tëkthehemui akoma më prapa në kohë ,në 2008 në sfidën mes Liverpool dhe Reading. por jo vetëm kaq, ajo ndaj osasunës ishte penalltia e parë e ekzekutuar nga Mascherano në karrierën e tij

sfidanti.al