Mertens ‘bën paqe’ me bashkëshorten, Napoli shpreson rinovimin me të…

Që bashkëshortet e futbollistëve kanë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e të ardhmes së këtyre të fundit, kjo është dicka mëse e dukshme. Kjo  gjë po ndodh edhe me Dries Mertens që përjetoi momente krize në martesën e tij me Katrin Kerkohfs. Por mesa duket alarmi u shua dhe divergjencat mes çiftit janë reduktuar ndjeshëm, madje duket se mes Mertens dhe Zonjës së tij është vendosur përfundimisht paqja.

Në fakt futbollisti belg dhe Katrina janë parë së bashku në një restorant të njohur në Vomero duke dëgjuar muzikë live nën shoqërinë e miqve të tyre dhe dukeshin se po argëtoheshin jashtë mase. Kjo situatë nuk bëri gjë tjetër vecse rriti shpresat e tifozëve të Napolit për një rinovim të kontraës së Mertens në drejtim të të cilit ka ardhur një ofertë që duket se atij i pëlqen futbollistit dhe bëhet fjalë për një kontratë deri në vitin 2021 me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon

sfidanti.al