Pas Radwanskës, Wozniackit dhe Vincit, ajo që doli kundër rikthimit të Maria Sharapovës ishte Eugenie Bouchard. Tenistja kanadeze e përkufizoi kolegen e saj ruse si mashtruese dhe theksoi se drejtuesit e WTA gabuan që e ftuan atë në turneun e Shtutgartit. ‘Nuk më duket korrekte që Sharapova u ftua të luajë-tha Bouchard në një intervistë për TRT-është mashtruese dhe mendoj se asnjë e tillë në çfarëdo lloj sporti nuk duhet të lejohet të kthehet në fushat e lojës. Është dicka e padrejtë kundrejt lojtareve të tjera që i respektojnë me të vërtetë normat. WTA po i jep një mesazh të gabuar të rinjve; mashtroni, por ne do ju presim krahëhapur.
sfidanti.al