Mançester merr shuplakë me gola, Ibra qesh pas ndeshjes

Legjenda e Mançster Junajted, Rajan Gigs ka kritikuar sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic, nënvizon Gazeta Express.

‘Djajtë e Kuq’ u turpëruan nga {elsi duke humbur 4:0, por Ibrahimovic pas ndeshjes është parë duke buzëqeshur – pavarësisht se skuadra e tij u deklasua në ‘Stamford Bridge’. Kjo nuk i ka pëlqyer Gigsit, i cili e ka kritikuar atë.

“Kur ju humbisni 4:0, ju nuk silleni nëpër fushë duke ndërruar fanellat dhe buzëqeshur me ekipin që sapo ju mposhti”, ka thënë Gigs.