Mançester Junajtid nuk heq dorë, gati 112 milionë Euro për Bejl

Garet Bejl është kthyer në një obsesion për Mancester Junjajtid. Djajtë e Kuq kanë vendosur të bëjnë një ofertë të re për sulmuesin uellsian që do të jetë e treta në total. sipas asaj që publikohet në median angleze, Mancester Junajtid këtë radhë ka vendosur t’i propozojë Realit të Madridit 112 milionë Euro për kartonin e futbollistit, ndërkohë që për vetë Bejl është gati t’i ofrojë një kontratë me pagë 17.5 milionë Euro.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë shpresat e Mançester Junajtid për të siguruar shërbimin e Bejl janë më të mëdha. kjo për faktin se Reali i Madridit duket i vendosur të nxjerrë në shitje futbollistin pasi tashmë e ka humbur durimin me të për shkak të problemeve të shumta fizike që e kanë shoqëruar uellsianin gjatë këtyre 4 viteve të tij te skuadra merenges.

sfidanti.al