Serena Uilliams në altar, në një ceremoni përrallore

Serena Uilliams tashmë mund të quhet fare mirë edhe Zj.Ohanian. Ish numri 1 i renditjes botërore në tenis zyrtarizoi lidhjen e saj me të fejuarin Alexis Ohanian me të cilin ka e dhe vajzën Alexis Jr të lindur përpara disa javësh dhe tashmë në dritë kanë dalë disa detaje të kësaj dasme që ka kushtuar mbi 2 milionë Paund.

Ceremonia e martesës u zhvillua në Nju Orlins dhe të pranishëm ishin mbi 200 të ftuar mes të cilëve këngëtaret Beyonce, Keli Rouland, Siara, tenistja Vozniacki apo edhe Kim kardashian. Serena gjatë ceremonisë kishte veshtur një fustan të bardhe dhe një pelerinë të hollë të krijuar nga stilistët Sara Bërton dhe Aleksandër mekkuin. Në dorëajo mbante një buqetë trëndafilash të bardhë me bizhuteri që kapte vlerën e 3.5 milionë Dollarë, ndërsa Alexis shfaqi të gjithë elegancën e tij përmes kostumit të zi të krijuar nga stilisti italian xhorxho Armani.

sfidanti.al