Klivlend djersiti shumë për të shënuar fitoren e 9 sezonale në NBA. Në Quicken Loans Arena skuadra nga Ohajo u desh që të mposhtte Los anxheles Klipers vetëm në kohën shtesë me rezutatin 118-113, ndërkohë që 48 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me barazimin 105-105. LeBron james regjistroi një bilanc me 39 pikë, 14 topa në tabelë dhe 6 pasime, por heroi i nënkampionëve të NBA u vë Kevin Love. ishte ky i fundit që në 5 minutat e shtesës i dha suksesin Klivlendit me saktësinë e tij në disa gjuajtje nga distanca për 3 pikë.
San Antonio gjunjëzon Oklahomën në AT&T Center me rezultatin 104-101 për ta cuar bilancin në 10 fitore dhe 6 humbje. Ishte një ndeshje ku skuadra teksane e pa keq, pasi në një moment të saj u gjend në disavantazhin e -23 pikëve kundrejt Thandër, por të besuarit e Greg Popovic arritën të përmbysin situatën dhe të fitojnë këtë përballje të vështirë. Në ndeshjet e tjera Në ndeshjet e tjera të NBA, Çicago fitoi me Charlotte 123-120, Denver shkatërroi Nju Orlinsin 146-114, ndërsa Toronto mposhti Nju Jorkun 107-87. Fitoi edhe Indiana ndaj Detroit Pistons 81-71.
sfidanti.al