Mançester Junajtid në krah të Murinjos, i jep ultimatum Pogbasë

Mançester Junajtid merr anën e trajnerit zhoze Murinjon në debatin e shpërthyer me Pol Pogba. Sipas të përditshmes britanike ‘the Independent’ drejtuesit e Djajve të Kuq kanë arritur deri aty sa t’i japin ultimatum mesfushorit francez për të gjithë këtë histori; ose të jetë me Murinjon ose të largohet nga Old Trafford.

Për Mançester Junajtid trajneri Murinjo është mbi çdo futbollist të skuadrës dhe jo më kot ata rinovuan me të deri në vitin 2020 duke e vendosur luzitanin në qendër të një projekti afatgjatë. Pol Pogba u transferua te Mançester Junajtid përpara 2 vitesh për shifrën e 125 milionë Eurove duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në atë kohe. Në këtë sezon 24 vjeçari francez nuk poshfaqet në nivelet e zakonshme të tij dhe tashmë ka hyrë në një luftë të ftohtë me Murinjon. Më këtë situatë të krijuar Pogba po e mendon vërtet largimin nga Djajtë e Kuq dhe 2 alternativat e tij për të ardhmen janë rikthimi te Juventus ose transferimi te Reali i Madridit.

sfidanti.al