Man. Junajtid shpreson tek Ronaldo, por ky ka “rekord të zi” ndaj Çelsit

Në të vërtetë ka shënuar një rrjetë të rëndësishme, madje “të rëndë” në finalen e Championsit në 2008. Kristiano Ronaldo realizoi ndaj Çelsit në stadiumin “Luzhniki” të Moskës kur Mançester Junajtidi fitoi Ligën e Kampionëve, por ndaj një kundërshtari të tillë, rekordin gjithsesi e ka “të zi”. Kjo sepse ai gol mbetet i vetmi i Ronaldos në 15 ndeshje ndaj Bluve të Londrës, me të cilët do të ndeshet këtë të diel. Në Premier Ligë, portugezi nuk ia ka dalë kurrë, por Junajtidi shpreson që ky ters të përfundojë këtë herë në “Stemford Brixh”. “Djajtë e kuq” janë në pozita të vështira në kampionat, pavarësisht fitores në Champions, pasi ndodhen në vend të 8-të në renditje me 17 pikë, 6 pikë prapa zonës që të kualifikon në Ligën e Kampionëve.

Sfidanti.al