Dominimi ishte i plotë, por fitorja doli shumë e vështirë. Bajerni mund të ketë mbajtur topin 70 për qind ndaj Arminias së Bilefeldit, por presioni i Dortmundit ndaj vendit të parë të renditjes bëri që bavarezët të mos ishin shumë të qetë. Ekipi i trajnerit Julian Nagelsman luajti fort dhe mund të kishte shënuar shumë gola, por ia doli ta tundte rrjetën vetëm një herë, i ndaluar sidomos nga forma e madhe e portierit mik, Stefan Ortega. Leroi Sane, një nga njerëzit që është kthyer ndër më të rëndësishmit, shënoi golin e vetëm në 71’, përpara të tillëve si Levandovski apo Tomas Myler. Me këtë sukses “të vogël”, Bajerni vendosi një rekord të madh të ri, atë të 102 golave në Bundesligë në një vit kalendarik, duke thyer rekordin e Këlnit të vitit 1977 me 101 gola. Mbeten ende ndeshje këtë vit për ta thelluar.
Sfidanti.al