Juvja i ka hapur derën të këqijave, Alegri: Meritojmë renditjen që kemi!

Nuk e ndau veten nga lojtarët e tij trajneri bardhezi pas humbjes me Atalantën në Serinë A. kombinuar me fitoren e Interit, Juventusi mbeti 11 pikë prapa vendit të tretë dhe 7 pikë prapa zonës Champions. Keq për një ekip që dilte 9 herë radhazi fitues i “skudetos”. Edhe pse piemontezët sulmuan dhe krijuan raste, goditën edhe traun, sërish katastrofa ndaj Çelsit kishte lënë gjurmë të thella. Atalanta triumfoi me golin e Duvan Zapatës pas asistit të Gjimshitit, ndonëse rezultati mund të kishte qenë tjetë.

“Trajneri dhe lojtarët meritojnë atë renditje që kanë, – tha Alegri, – problemi ynë është që nuk konkretizojmë atë që nuk krijojmë. Duhet të vazhdojmë të punojmë, të vazhdojmë me këto paraqitje, por të shënojmë më shumë gola. Kemi luajtur si ndaj Fiorentinës apo Lacios, por pa shënuar. Kemi humbur qartësinë dhe cinizmin. Nëse jemi në këtë vend në renditje, do të thotë se këtë vend meritojmë”. Përsa i përket cilësisë së skuadrës, Alegri nuk pranon se Juvja ka organikën më të fortë. “Jemi për 4 vendet e para, por nuk ndodhemi aty”, – pohoi ai. Problemi tjetër për Juven ishte dëmtimi i Mekkenit dhe Kiezës.

Sfidanti.al