Liverpuli i Klopit një kufomë, apo do të ngjallet me Çelsin

Java e 23 e Premier Liges ka rezervuar super sfidën Liverpool-Chelsea, që do të luhet këtë mbrëmje në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Klopp është në një moment delikat, pasi vjen në këtë ndeshje pas 3 humbjeve, 2 nga ta cilat i kushtuan eliminimin nga Kupa e Ligës dhe FA Cup.

Këtë situatë, “Blutë” e Londrës do të kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum, edhe pse trajneri Antonio Conte deklaron se kjo sfidë nuk do të jetë aspak e lehtë, madje thuhet se “Liverpuli këtu fillon..”

Nëse Blutë e Londrës fitojnë, atëherë titulli kampion është thuajse një çështje e mbyllur.