Ligji nuk shkelet veç në Shqipëri, 6 klube angleze stërviten pa leje!

Jemi në 22 maj, dhe deri në 25 të këtij muaji, dhe Liga e Futbollit në Angli ka deklaruar se nuk do të ketë stërvitje. Kjo ligë përfshin kategorinë e dytë (Championship), të tretë (Ligën 1) dhe të katërt (Ligën 2), por ky detyrim nuk është zbatuar me rigorozitet. Mediat britanike shkruajnë se të paktën 6 skuadra të kategorisë së dytë po punojnë me programe stërvitore në komplekset e tyre. Gjithsesi, komenti është se “ata ekipe nuk kanë shkelur rregullat, por mund të jenë duke vepruar në kundërshtim me frymën e konkurrencës”. Jo ush, po gomar, do të thoshin tironasit. Shkelja e frymës së konkurrencës do të thotë se këta (të paktën) 6 ekipe do të jenë në formë më të mirë sportive kur të rinisë sezoni, nëse kjo do të ndodhë. Ja pra që shkeljet e rregullave nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, ku disa prej klubeve të Superligës, sidomos Tirana, Kukësi e Bylisi janë stërvitur për qejf edhe në kohën mbylljes për shkak të koronavirusit.

Sfidanti.al