‘Olé’ e vesh Martinez me fanelën e Barcelonës: Ëndrra që do të bëhet realitet

Lautaro Martinez është praktikisht lojtar i Barcelonës sipas ‘Olé’ . E përditshmja argjentinase i dedikoi një artikull lëvizjes së mundshme të sulmuesit të Interit për në Camp Nou  me titullin: Ëndrra që do të bëhet realitet.

Sipas kësaj të përditshmeje bisedimet mes dy klubeve kanë arritur deri në atë pikë sa janë për t’u zgidhur edhe detajet e fundit dhe kjo e ka lejuar atë të bëjë një fotomontazh me imazhin e Lautaro Martinez të veshur me fanelën blaugrana. ‘Olé’ bën të ditur se ka marrë konfirmime nga Spanja për mbylljen me sukses të bisedimeve dhe ky i Martinez do të ishte një transferim që do të hyjë në histori, pasi kurrë më parë nuk është paguar kaq shumë për një futbollist argjentinas edhe pse nuk përjashtohet mundësia që në tratativa të përfshihet edhe ndonjë lojtar tjetër

Bisedimet Inter-Barcelona në të vërtetë kanë përfshirë më shumë palë; nga agjentët te Messi që është përpjekur të bindë Lautaron të lërë Milanin për t’u bashkuar me të te Barcelona. Sulmuesi ka në kontratën me zikaltrit një klauzolë prej 111 milionë Eurosh, shifër të cilën Interi kërkon ta fitojë të gjithën në cash, por katalanasit po kërkojnë të ulin këtë vlerë duke propozuar përfshirjen e  ndonjë futbollisti; nga Vidal te Semedo, propozimet vijojnë edhe pse nga Argjentina flasin për një fakt të kryer

Sfidanti.al