Kur vjen puna tek Alisoni, edhe 3 vjet kontratë Liverpulit i duken pak

Një portier i tillë, që shënon edhe golin e sezonit, nuk mund të humbet. Liverpuli nuk ka ndërmend të ndodhet në një situatë të tillë, ndaj edhe Jurgen Klopi është gati të hapë bisedimet për rinovimin e kontratës së Alison Bekerit. Braziliani i shkëlqyer nuk është se është në ndonjë nxitim, pasi akordi i tanishëm vlen deri në 2024, por trajneri gjerman me nuhatjen e tij të veçantë ndjen se koha është e përshtatshme. Klopi e mori nga Roma në 2018 për mbi 75 milionë euro, dhe Alisoni doli sukses i madh duke qenë “gur themeli” për fitoren e Championsit në 2019 dhe Premier Ligës në 2020. Bisedimet do të nisen pas përfundimit të Kupës së Amerikës në Brazil, ku portieri është titullar i kombëtares braziliane, ndërsa Klopi siguron rinovimin edhe të portierit të dytë, Adrian. Alisonit besohet se do t’i jepet rrogë më e lartë sesa 7.8 milionë paundë stërlina që fiton aktualisht në vit.

Sfidanti.al