Me rinovimin e Mesit, Barcelona ka “vrarë dy zogj me një gur”!

Ende nuk ia ka dalë sepse nuk ka njoftim zyrtar, dhe bisedimet vazhdojnë, por shanset janë që të gjitha që kapiteni të vazhdojë në “Kamp Nou”. Me këtë lëvizje, presidenti Zhoan Laporta bën të mundur jo vetëm një arritje që dukej si e pashpresë për të ndodhur vetëm disa muaj më parë, por synon edhe të mbrojë klubin nga ana financiare. Mesi do të heqë dorë pjesërisht nga rroga e tij tepër e madhe, mbi 70 milionë euro në sezon që bashkë me shpërblimet e tjera shkon në mbi 100 milionë. Kjo do ta bëjë më të lehtë negociimin e kontratave të futbollistëve të tjerë, të cilët kanë gjithashtu pagë tepër të lartë, ndonëse të pakrahasueshme me kapitenin. Lojtarë si Buskets, Pike, Sergi Roberto, Zhordi Alba, Grizman, Dembele apo edhe të tjerë. Padyshim që për ata do të jetë më e lehtë për të pranuar. Nëse jo, atëherë Barcelona e tregoi vjet me Suarezin që është gati të mos fitojë asgjë nga kartoni, por që të shpëtojë nga rroga. Humbjet e katalanasve nga Kovidi thuhet se mund të arrijnë në 400 milionë euro.

Sfidanti.al