Ku shkoi magjia futbollistike e Xhemi Vardit? 8 ndeshje “fantazmë”

Xhemi Vardi po kalon momente shumë të vështira në Leicester City këtë edicion

Sulmuesi i Leicester,  Vardi edicionin e kaluar ishte më magjiku kur skuadra e tij e fitoi titullin e Premierligës.

Ai madje theu rekord, duke u bërë lojtari i parë që shënon në 12 ndeshje radhazi.

Por, këtë edicion po ndodh krejt e kundërta, ku përveç që skuadra e tij është në pjesën e poshtme të tabelës, ai po kalon nje krize me shënimin e golave.

Më saktësisht, Vardi jo vetëm që nuk po shënon, por ai ka shkuar në 697 minuta, apo gati 8 ndeshja pa dërguar asnjë top në drejtim të portës kundërshtare.