Konte: “Më të mirët nuk janë as Mesi dhe as Ronaldo, por…”

Trajneri i Celsit, Antonio Konte, i befasoi të gjithë, kur ai shprehu konsideratat e tij për futbollistët më të mirë të botës. Midis më të mirëve, ai veçoi dy futbollistët kilianë, Aleksis Sançez dhe Arturo Vidal, ndërkohë që për këtë të fundit trajneri italian tha se do ta merrte atë me vete edhe në luftë!

“Nuk dua të flas shumë për lojtarë që u takojnë ekipeve të tjerë, por Sançezi dhe Vidali janë futbollistë të shkëlqyer, janë midis më të mirëve në botë. Sidomos, i mirë është Vidali’”, tha Konte, duke lënë të kuptohet se ai do të dëshironte që t’i shihte ata në ekipin e vet, ndërkohë që dihet se Aleksis Sançezi do që të largohet nga Arsenali,  kurse Arturo Vidali i ka ditët e numëruara te Bajerni i Mynihut. Konte ka bashkëpunuar mjaft mirë me Vidalin te Juventusi.

Sfidanti.al