Tifozët e Çelsit janë të entuziazmuar nga loja e “bluve” nën drejtimin e trajnerit itaian, Antonio Konte, që, dje, arriti fitoren e shtatë, kësaj here, duke e përmbysur rezultatin, ndaj Totenhemit, 2-1, por, sidoqoftë, ai (Konte) paralajmëron se është shpejt që të flitet të titullin e kampionit në Premier Ligë. Sipas tij, për titullin, në Angli, luftojnë gjashtë ose shtatë ekipe.
“Është shumë shpejt që të flitet për titullin. Premier Liga është një kampionat shumë, shumë i vështirë. Totenhemi tregoi, në ndeshjen me neve, se ekzistojnë gjashtë ose shtatë ekipe që synojnë ta fitojnë titullin. Për neve, është e rëndësishmë që ta vazhdojmë këtë stil loje dhe ta rrisim besimin te vetvetja”, deklaroi, dje, Konte i Çelsit që ndodhet në krye të klasifikimit në Premier Ligë me 31 pikë, një pikë më shumë se Liverpuli dhe ManSiti, të pasuar nga Arsenali me 25 pikë dhe Totenhemi me 24 pikë.