Manchester City dhe Chelsea do të përballen me 3 dhjetor në “Etihad Stadium”, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 14-të në Premierligë.
Chelsea, që aktualisht kryeson me një pikë më shumë se Liverpool e Manchester City, synon të vazhdojë me ecurinë pozitive, të cilët në shtatë ndeshjet e fundit kanë po aq fitore, duke pranuar vetëm një gol.
Anësori i “Bluve të Londrës”, Eden Hazard, thotë se janë në formë të mirë dhe se do të shkojnë në “Etihad Stadium” për tri pikë.
“Manchester City është një kundërshtar i vështirë, por ne duam të vazhdojmë me këtë formë. Jemi të motivuar dhe duam të fitojmë çdo ndeshje”, tha Hazard.
“E dimë se është e vështirë të fitojmë në atë stadium (Etihad Stadium), por shpresojmë se do të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të marrim tri pikë”, shtoi belgu.
“Dy muaj më parë ndaj Arsenal nuk ishim gati, por tani e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe jemi gati për këtë ndeshje”, përfundoi Hazard