Konte nuk mund të bëjë dot pa italian, do të blejë nga Interi

Antonio Konte nuk pati një fillim që do të dëshironte në sezonin e ri të Premier Ligës, pasi Celsi, që në ndeshjen e parë, u mund papritur 2-3 në fushën e vet nga Barnli modest. Nga ekipi i Kontes u largua mesfushori punëtor serb, Nemanja Matiç, dhe, ndërkohë që edhe bisedimet për transferimin e Andrea Belotit nuk ishin të suksesshme, kèshtu që trajneri italian i hodhi sytë tek Antonio Kandreva i Interit.

Të dy Antoniot kanë pasur një bashkëpunim të mirë në përfaqësuesen italiane, ku ish-lojtari i Lacios ishte standard në formacionin e “azurëve”, të kryesuar nga Konte.

Sipas medias italiane, transferimi i Kandrevës ndodhet në fazën përfundimtare. Interit do t’i jepen 27 milionë euro për Kandrevën dhe ai do ta mbajë me siguri Ivan Perishiçin, për të cilin është thënë shpesh se ai do të largohet nga Milano.

Sfidanti.al