Konte “do ta copëtojë” Juventusin, bën gati 100 milionë sterlina për dy yje

Çelsi kampion i Anglisë ka shprehur interesimin e tij të madh për dy futbollistë të Juventusin, mbrojtësin e majtë, Aleks Sandro, dhe mbrojtësin Leonardo  Bonuçi, ndërkohë që “blutë” e Londrës, sikurse thuhet, nuk do t’i kursejnë paratë që t’i sjellin, këtë verë, këta dy futbollistë në “Stemford Brixh”.

Celsi, në fakt, ende nuk ka marrë asnjë përforcim, por udhëheqja e këtij klubi i ka miratuar Kontes një buxhet prej 250 milionë sterlinash, kështu që pritet që ky klub të bëjë një “bum” të vërtetë në tregun e sivjetem te transferimeve. Gazeta e sotme “San” bën të ditur se të dy klubet, tanimë, kanë filluar bisedimet lidhur me sa më sipër, ndërkohë që, sikurse pretendohet, “blutë” kanë bërë gati 100 milionë sterlina të pabesueshme. Thuhet se braziliani Aleks Sandro vetë i ka kërkuar kryesisë së “zonjës së vjetër” që ta lejojë atë që të shpërngulet për në Premier Ligë dhe se “biankonerët” kanë rënë dakord që t’ia plotësojnë atij dëshirën dhe kanë filluar kërkimet për zëvendësimin e tij. Për “lirinë” e tij, kampioni italian kërkon 60 milionë euro që Celsi është gati që t’i paguajë.

Sa i përket Bonuçit, Juventusi do të bëjë gjithçka që ta mbajë atë në radhët e veta, por media italiane shkruan se edhe ai po mendon për ndërrimin e ambientit, por se ende nuk e ka marrë vendimin final. Nëse nuk do të mund të realizohet transferimi i Bonuçit, Ceksi ka shumë mundësi që ta kthejë vëmendjen te Virxhil van Dijk të Sauthemptonit, çmimi i të cilit është, po ashtu, 60 milionë euro.

Sfidanti.al