Komisioni i Etikes me ne fund e tha fjalen e tij, e denoi Skenderbeun per trukime rezultatesh, i hoqi titullin 2016 si dhe 12 pike nga kampionati i fundit. Ishte nje denim qe erdhi 1 vit pas asaj qe nisi UEFA, nje denim qe u dha pasi mbledhjet u shtyn disa here.
Por nga ky vendim i Komisionit te Etikes kuptojme shume gjera.
E para, ky vendim nuk ishte eskluziv, sepse rreth 1 muaj me pare trajneri i Partizanit, Starova deklaroi, kur u pyet per çeshtjen Skenderbeu, se i dinte masat qe do merrte Etika, duke treguar se kishe informacione nga brenda FSHF rreth denimeve. Ketu duket qarte serioziteti i Komisionit dhe i vendimeve. Nje ish antar i ketij komisioni kur u largua thoshte se kur Etika mblidhet materialet na i japin vetem 5 minuta para mbledhjes dhe linjen e dikton kryetari.
E dyta, Etika ka dhene denimin me te ulet per Korcaret. Heqja e titullit dhe 12 pike minus jane denimi minimal per nje skuader qe ka qene e pranishme cdo vit ne dosjet famkeqe te UEFA-s.
E treta, ne vendimet e saj Etika thote i heqim titullin Skenderbeut por nuk sakteson se cfare do behet me kete titull? Do ti kaloje Partizanit? Per kete duhet pyetur “mbreti i futbollit” ai qe vendos per cdo gje. Pse Skenderbeut ju hoqen 12 pike nga ky kampionat? Kete vit ata luajten ndershem. Etika nese do hiqte pike nga sezoni i kaluar atehere automatikisht titulli kalonte te Partizani por ata nuk e duan kete. Ata hoqen 12 pike kete vit qe nuk i prishin pune as dreqit sepse Skenderbeu e mban vendin e trete dhe pranine ne Europe.
E katerta, thone se vendimi i u shty sepse keshtu i benim presion Tiranes dhe Refik Halilit per te dorzuar aksione te bardhebluve. Ne rast se ai do pranonte te dorzonte disa aksione, korcaret mund ti zbrisnin nje kategori me poshte dhe Tirana te ngjitej. Halili tha se do rri vete mbi kale atehere le te syrgjynoset ne kategorine e pare…keshtu vendosi udheheqja e marrezise qe ne e quajme ..futboll.
Ja pra miq, keto jane vetem disa te verteta rreth çeshtjes “SKENDERBEU” ajo skuader qe per vite u quajt lokomotiva e kampionatit, skuadra per t’u ndjekur si model.
Eugen Bani