Fitorja e Chelsea me Manchester City tregoi se ajo ishte një lojë mes kontrasteve të mëdha për trajnerët kundërshtarë Antonio Conte dhe Pep Guardiola.
Po çfarë ndodhi sapo ra bilbili i fundit? Conte u hodh në krahët e stafit të tij mbështetës të Chelsea përpara se të përgëzonte lojtarët e tij triumfues në përfundim të një fitoreje shpërthyese 3-1 , ndërsa homologu itij Guardiola u la për të peshuar pasojat e humbjes së parë në shtëpi këtë sezon të Cityt në ligë. Madje dhe dy kartonët e kuq mjaft të dëmshëm që morën Sergio Aguero dhe Fernandinho.
Conte, si Guardiola një njeri i porsaardhur në Premier League, nuk ka probleme të tilla pas fitores së tetë radhazi në Premier League: ” E kam të ndaluar të festojë gjatë..”