Ka qënë një e ftuar që ka bërë përshtypje, sa ndofta do ta kishte zili edhe vetë babai i saj, presidenti Halili i Tiranës. Vajza me emrin Goldi, e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ka fituar ndeshjen e saj qysh në shfaqjen debutuese në ekran. Edhe pse 21- vjeç, vajza e Halilit kishte një elegancë dhe logjikë tepër mbresëlënëse kur fliste për futbollin dhe raportet me familjen e saj. Një moment, ishte tepër pikant kur Goldi tregoi një sekret me çiltërsinë e moshës.
“Një herë, kur babin e zuri gjumi në divan dhe mamaja e tundte duke i thënë, shko fli në krevat,ndersa ai nëpër gjumë ka thënë: “ I dhatë për të ngrënë Memelllit? Po çunave të tjerë..”
Sfidanti.al