Rekordin e pikëve nuk arriti ta thyente, por gjithsesi është tepër i lumtur. Liverpuli i dha një tjetër kënaqësi trajnerit Jurgen Klop me suksesin 3-1 në stadiumin e Njukasëllit në javën e fundit të Premier Ligës, ndërsa titulli ishte i fituar që më parë. Van Dajk, Origi e Mane shënuan në “Sent Xhejmsis Park”, dhe Klopi i bëri një analizë sezonit.
“Djemtë e mi duan jo vetëm të fitojnë ndeshjet, por edhe t’i fitojnë siç duhet, – u shpreh tekniku gjerman, – aspekti i futbollit i këtij viti ishte i jashtëzakonshëm, 99 pikë, pasi fituam 97 fitin e kaluar. Fituam Superkupën e Europës, Kupën e Botës për klubet dhe tani titullin në Premier Ligë. Ka qenë një garë prej dy vjetësh me Mançester Sitin dhe që të jesh përpara tij duhet të jesh thuajse i përsosur”.
Për më shumë, Klopi theksoi se suksesi i arritur këtë vit, si dhe edicionet e kaluara, ishte më shumë për shkak të atmosferës së shkëlqyer në kompleksin sportiv në Melvud, aty ku ekipi punon përditë.
Sfidanti.al