Napoli, tani Hysaj deshiron qendrimin

Elseid Hysaj duket se nuk ka me ndermend te largohet nga Napoli. Sipas te perditshmes italiane ‘Il Mattino’, mbrojtesi i djathte i perfaqesueses shqiptare deshiron te vazhdoje te punoje nen urdhrat e trajnerit Gennaro Gattuso, por per ta bere kete atij i duhet te gjeje nje akord per rinovimin e kontrates me skuadren napoletane e cila skadon ne veren e vitit 2021.

Per momentin nuk ka asnje tratative per zgjatjen e kesaj kontrate, por futbollisti e ka vullnetin per nisjen e tyre.  Nese nuk do te kete asnje akord, Roma do te tentoje te sjelle ne kryeqytetin italian Hysajn, nderkohe qe Napoli do te hedhe syte nga Veron pikerisht te Faraoni.

Sfidanti.al