Lajmi që shpresohej të mos jepej, tashmë ka marrë dhenë. Kilian Mbape nuk do të mundet ta ndihmojë Paris SG në ndeshjen çerekfinale ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve. Dëmtimi serioz i pësuar në kavilje në finalen e Kupës së Francës kundër Sent Etienit do ta pengojë dhe nuk do të kalojë deri pas çerekfinales së 12 gushtit. Klubi francez nxorri deklaratën zyrtare ku sqarohej se riaftësimi i 21-vjeçarit do të kërkojë 3 javë, pra më shumë se 20 ditë, që do të thotë, të paktën deri në 15 apo 17 gusht. Nëse PSG kualifikohet, Mbape do të jetë i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale. Një fatkeqësi e vërtetë, pasi kampioni i botës është lojtari që cilësohet më i mirë i parizienëve, ndonëse tani do t’i takojë Nejmarit të tregojë se është i denjë për të pretenduar Topin Artë, pra për të udhëhequr ekipin në mungesë të shokut të sulmit.
Sfidanti.al