Marquez tregon radiografine e krahut te thyer

Marc Marquez tentoi, zbriti ne pisten e Jerez per provat e treta te lira ne Jerez, gata e dyte sezonale ne MotoGP, por qe ne fund u detyrua te terhiqet si nga provat zyrtare ashtu edhe nga gara. Dhimbja qe ndjente ne krahun e operuar nje jave me pare ishte shume e madhe. Dhe duke pare radiografine e tij te lind pyetja: si mund ta conte Marquez ne mendje te ngjitej ne motor?

Piloti i Hondes, 8 here kampion bote postoi ne Instagram disa foto te radiografise se tij, vertet impresionante ku ne njeren prej tyre vihen re 12 gozhde te vendosura ne krahun e tij. Ishte e pabesueshme te mendoje sesi Marc ishte ne gjendje te perkulte krahun sic duket ne nje video te MotoGP. Per fat te keq, drejtimi i Hondes ishte i tepert edhe per te. Tani objektivi i tij eshte te kthehet ne forme per Cmimin e Madh te Cekise ne pisten e Brno.

Sfidanti.al