Suksesi i madhi ishte edhe kualifikimi në Champions i Mançester Junajtidit, arritur pikërisht në javën e fundit, veçse trajneri Ole Gunar Solskjer, donte të thoshte edhe diçka tjetër në përballjen përmbyllëse të sezonit të Premier Ligës me gazetarët. Pas suksesit me Leisterin, 2-0, ai u kujtoi përfaqësuesve të mediave disa fjalë që ata i kishin thënë në fillim apo në vazhdim të vitit sportiv.
“Jam i lumtur për këtë sukses të madh dhe të merituar, – u shpreh norvegjezi, – gjithsesi, ky duhet quajtur vetëm fillimi i punës sonë, pasi objektivi ynë nuk është vendi i tretë, ne duam tituj. Jut ë mediave, ndoshta nuk e prisnit që ne të kualifikoheshim për në Champions, por ia dolëm. Kritikat më bëjnë më të fortë për të vazhduar në rrugën time”. Analistët thonë se Junajtidi duhet të bëjë përforcime në mënyrë të zgjuar që të ketë sukses në Champions.
Sfidanti.al