Klop i mrekulluar : Ç’ishte kjo hata, krejt e papritur, e Shaqirit !

Trajneri i Liverpulit u entuziazmua aq shumë nga loja e Gjerdan Shaqirit në ndeshjen miqësore kundër Mançester Junajtidit, saqë tha se loja e këtij lojtari që sapo është blerë nga “të kuqtë,” ishte “jonormale”. Shaqiri, në fakt, sapo ka ardhur te Liverpuli, por është përshtatur shpejt me ekipin. Në ndeshjen kundër Junajtidit që Liverpuli e fitoi thellë 4-1, Shaqiri shënoi një gol të shkëlqyer tip “gërshërë”.
“Shaqiri luajti ‘jonormalisht’ kundër Mançester Junajtidit. Kjo, me të vërtetë, nuk është normale, pasi ai nuk ka më shumë se pesë ditë te neve dhe është përshtatur shumë mirë brenda kësaj kohe të shkurtër me lojën e ekipit tonë. Ne donim ta ndihmonin atë që t’i gjenim pozicionin, ku ai do të mund të japë më shumë për ekipin, por ai luajti shumë më mirë sesa ne prisnim. Kam mendimin se transferimi i tij te Liverpuli ishte një hap i duhur në drejtimin e duhur në karrierën e tij”, vuri në dukje Klopi.
Shaqiri është 26 vjeç dhe te Liverpuli ai erdhi nga Stok Siti për 13,5 milionë sterlina.
Sfidanti.al