I gjithë Ballkani u trondit, kur mësoi për vdekjen e këngëtarit të njohur kroat, Oliver Dragojeviç, mbas një sëmundjeje të rëndë në moshën 71 vjeç.
Më këngëtarin legjendar kroat, në rrjetet sociale, u ndanë edhe sportistët kroatë, midis tyre edhe pjesëtarët e përfaqësueses së Kroacisë, nënkampione e botës, Shime Versalko, Lovre Kaliniç, Marselo Brozoviç, Vederan Çorluka, Ivan Klasniç, etj.
Një mesazh mjaft emocional publikoi ish-kampionia e botës në kërcimin së larti, atletja kroate Blanka Vlasiç, që shkroi në Instagramin e saj: “Me këngët e tua jam arritur, kam rënë në dashuri, kam qeshur, kam qarë… Askush tjetër, veç teje. Asnjëherë. Të dua”.
Sfidanti.al