Një ish-“samurai”,me emrin Moriasu, në krye të përfaqësueses së Japonisë

Ish-pjesëtari i përfaqësueses Haxhime Moriasu u caktua si trajner i ri kombëtarës së Japonisë. Moriasu do të zëvendësojë në stolin e drejtimit trajnerin e deritanishhëm, Akira Nisino, që dha dorëheqjen mbas kampionatit botëror të Rusisë. “Samurajët” arritën një sukses historik, duke u kualifikuar deri në 1/8 e finaleve të Kupës së Botës, ku Japonia u mund 2-3 nga Belgjika, pasi udhëhiqte 2-0, në një ndeshje që ka lënë gjurmë në kujtesë.
Moriasu ka qenë trajner me ekipin e Hiroshimës, ndërsa ai ishte pjesë e stafit të specialistëve në kampionatin botëror të Rusisë. Si futbollist ai ka luajtur me përfaqësuesen japoneze në 35 ndeshje.
Sfidanti.al