Mançester Junajtid dhe kriza e vitit te trete; media angleze flet per largim te Murinjos

Te Mançester Junajtid rritet gjithnje e me shume mosbesimi te Zhoze Murinjo. Vera te Djajte e Kuq po jetohet mes tensioneve dhe gjithcka varet nga trajneri portugez. Sipas asaj qe publikohet ne median angleze, shkaku kryesor i kesaj situate eshte humori jo i mire i Murinjos i cili keto dite e ka kapur me drejtuesit e Mançester Junajtid apo nje pjese te futbollisteve. Kjo ka bere qe te ngrihet hipoteza e shkarkimit apo dhenies se doreheqjes me opsionin e pare qe ka me shume mundesi per te ndodhur.

Nje prej motiveve te humorit te keq te Murinjos eshte numri i kufizuar i lojtareve qe ka ne dispozicion ne kete turne veror. Ne ndeshjen me Liverpulin, Mancester Junajtid zbriti ne fushen e lojes me nje mbrojtje te improvizuar; rezultati 4-1 per The Reds dhe Murinjo shfryu duke thene se ndeshje te tilla jane te padobishme. Me pas Murinjo e kapi me Marsial qe sa u kthye nga pushimet nderkohe qe u be edhe baba me Murinjon qe e konsideroi jashte forme. Dhe se fundmi Murinjo permendi edhe merkaton e transferimeve duke shfaqur edh aty pakenaqesite e tij kur kane mbetur 10 dite nga mbyllja e saj.

Ky negativitet po i shqeteson shume drejtuesit e klubit anglez dhe sipas tabloideve britanike lojtaret dhe stafi tashme e kane humbur durimin me Murinjon dhe kete sjellje te tij. Eshte arritur deri aty sa te flitet per nje divorc mes Mancester Junajtid dhe teknikut portugez.

Sfidanti.al