“El Matadori” dëshiron të “vrasë” sërish në kontinentin e vjetër, dhe papritur nga malli për familjen dhe tokat e të parëve, iu kthye dëshira për të luajtur në nivele të larta. Edinson Kavani rinovom me një vit me Mançester Junajtidin, për të luajtur edhe në 2021-2022 në “Old Traford”. Sulmuesi uruguajan ka qenë në formë të madhe gjatë vitit 2021, duke shënuar radhazi në Premier Ligë dhe në Ligën e Europës, siç bëri edhe ndaj Romës apo ditën e diel në fushën e Aston Vilës. Më herët, ai kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer në Amerikën e Jugut për të luajtur pjesën e mbetur të karrierës me Boka Juniorsin në Buenos Aires, meqë do të ishte pranë atdheut të tij dhe familjes. Për momentin, planet janë shtyrë me 12 muaj, ndërsa Kavani është në formë shumë të mirë pavarësisht moshës 34-vjeçare.
Sfidanti.al